Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Llangozi: Administrata nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokati Arben Llangozi. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën aktuale politike ne vend pas aksioneve të propagandës qeveritare me prishje dhe tritol. Sipas avokatit Llangozi, “administrata nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit në Shqipëri”. Arben Llangozi: Unë e lashë punën në muajin gusht, por u mora me shërbimin ndaj qytetarit. Sepse kur në shikojmë që administrata në mes të ditës lejon të ndodhin krime, policia e shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera, lejojnë të ndodhin krime. Dhe në këto kohë në serviret që shteti është duke punuar, duke prishur objekte pa leje. Dhe në shumë raste prishen ato objekte të cilat janë...