Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti. Personaliteti i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij. Vendimi i Këshillit të Ministrave PËR SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për...