Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vdekja e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 Shtatorin ditë zie kombëtare
Dhimiter dhe Roza Anagnosti TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë këtë të martë të 2 Shtatorit ditë zie kombëtare, në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Në nderim të tij të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmështizë. Vendimi: Vendimim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave: V E N D I M PËR SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit...