Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sigurimi vullnetar, kush duhet ta bëjë? – Garanton pension dhe më shumë të ardhura. Kuota vjetore, rreth 1 mijë euro
Çdo individ që nuk është në marrëdhënie pune dhe rrjedhimisht nuk bën pjesë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, ka të drejtën që të paguajë sigurim vullnetar në mënyrë që të mos penalizohet nga e drejta për pension pleqërie. Referuar të dhënave zyrtare të ISSH-së për vitin 2024 numri i kontribuuesve vullnetarë regjistrohet në 5255, nga të cilat 3089 janë brenda vendit dhe 2166 janë jashtë vendit. Sipas grupmoshave, 56.1 % janë mbi moshën 50 vjeç; 42.4 për qind 31-50 vjeç dhe 1.4% 18-30 vjeç. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për vitin aktual 2025, kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, prej 6% mbi shumën për...