Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Disfata e 11 majit, propozimi i Kasos e Bozdos: ‘Këshill të urtësh’ për analizën e PD, Berisha të mos ‘preket’
Shtatori erdhi, e pas një vere të nxehtë që PD kaloi duke denoncuar atë që e quan farsë elektorale të 11 majit, vjen edhe nevoja për reflektim. Në selinë blu po artikulohet një tezë e re: ngritja e një “Këshilli të urtësh”, me personalitete të saj ndër vite, që do të kalojnë në “lupë” punën e kujtdo iu besua drejtimi i ekipit të zgjedhjeve të 11 majit, por kësaj analize sipas tyre duhet t’i shpëtojë Berisha. “E kam artikuluar këtë ide sepse PD si çdo parti e madhe ka nevojën të shohë edhe nga vetja dhe të shohë ato të meta në nivel organizativ ose në çdo lloj niveli tjetër që mund të ketë patur. “Berisha nuk duhet të zbatojë nenin e dorëheqjes? E kam...