Shkon në 6 numri i lojtarëve në infermieri për Arsenal këtë sezon, dëmtohet edhe mbrojtësi francez

Shkon në 6 numri i lojtarëve në infermieri për Arsenal këtë sezon, dëmtohet edhe mbrojtësi francez

2 Shtator 2025 8:52 Telesport Arsenal pësoi një tjetër dëmtim të një lojtari kyç këtë sezon. Bëhet fjalë për William Saliba, i detyruar të largohej nga fusha që në minutën e pestë në ndeshjen ndaj Liverpool. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit. Qendërmbrojtësi francez duket se u lëndua ndërsa sfidoi sulmuesin e Liverpool, Hugo Ekitike, për një top të lartë. Saliba ra në fushë dhe pas një inspektimi të shkurtër u zëvendësua nga Cristhian Mosquera. Saliba i bashkohet Kai Havertz, Gabriel Jesus, Bukayo Saka, Christian Norgaard dhe Ben White në dhomën e trajtimit. Ndërsa kapiteni Martin Odegaard është rikuperuar dhe në ndeshjen e fundit ishte në stol. Pas këtij dëmtimi, Saliba nuk është grumbulluar me kombëtaren e Francës për ndeshjet kualifikuese për në Kupën e...