Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. Kompania zvicerane e fluturimeve “Chair Airlines” ka njoftuar sot hapjen zyrtarisht të fluturimeve nga Zyrih (ZRH) drejt Vlorës (VLO). Fluturimi i parë nga kjo kompani fillon në 26 qershor 2026. Në prill 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i vendosi kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave, aeroportit të Vlorës, VLO. Kjo u lejon agjencive të udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare ajrore lidere në treg. Ndërsa në maj 2025 u krye edhe fluturimi i parë certifikues në këtë aeroport. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë porta e hyrjes në jugun e...