Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mëngjes i freskët, shtatori sjell ulje temperaturash! Parashikimi i motit për ditën e sotme
Shtatori ka sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave, duke i lënë kështu pas ditët përvëluese. Dita do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, me temperatura që këtë mëngjes shënuan 11 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 30 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 35 km/h, duke krijuar kështu në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Top Channel