Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

  Këtë të hënë është zhvilluar edicioni i 20 i Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ku i pranishëm në këtë Forum ishte edhe kryeministri Edi Rama. Pasi kreu i qeverisë foli për ambiciet e Shqipërisë për  anëtarësimin në BE, këtë çështje e komentoi edhe Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos. Kos tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën e shkëlqyer”. “Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne,...