Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

Anagnosti. Kryedemorkati shkruan në një postim në rrjetet sociale, se “dielli” perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe intelektualin e kombit. Por Berisha thekson se ai do të jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur. Postimi i kryetarit të PD, Berisha: Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje. Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë. Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur. Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij...