Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës

Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës

Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit shtator ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës. Ekipi zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët kanë mbërritur në grumbullim dhe grupi ishte i plotë në stërvitjen e parë. Trajneri Alban Bushi, gjatë kësaj seance stërvitore, vëzhgoi nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe provoi disa skema të ndryshme taktike. Kombëtarja U-21 do të mbyllë të enjten përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Gjermanisë U-21, e cila do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Hyrja në stadium për këtë ndeshje është falas dhe të gjithë tifozët janë të ftuar të mbështesin kuqezinjtë nga shkallët...