EMRAT/ E rëndë, 26-vjeçari shqiptar vritet me thikë nga kushëriri i tij në Britani

EMRAT/ E rëndë, 26-vjeçari shqiptar vritet me thikë nga kushëriri i tij në Britani

Një ngjarje e rëndë me protagonistë dy shqiptarë ka ndodhur ditën e premte në 29 gusht në Leeds në Britaninë e Madhe. Mediat britanike raportojnë se Elsiado Marku, 26 vjeç, u godit për vdekje me thikë nga kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31 vjeç. Sipas mediave konflikti mes tyre ndodhi pak para orës 16:30 të premten, më 29 gusht. Elsiado Marku u shpall i vdekur menjëherë në vendngjarje, ndërsa autoritetet britanike arrestuan kushëririn e tij, Eljon Markaj. Ndërkohë mediat britanike raportojnë se Marku, është lënë në paraburgim dhe pritet të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Leeds.