Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj
Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” nga Ferizaji, në regji të Sulejman Rushitit, hapi sonte edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe përfaqësues të tjerë nga niveli komunal dhe qendror. Ky edicion, që do të zgjasë nga 1 deri më 7 shtator, sjell në konkurrencë 6 pjesë teatrale, ndërsa një shfaqje do të jetë jashtë konkurrencës. Përveç shfaqjeve, gjatë festivalit do të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore. Nesër në skenë do të ngjitet shfaqja “Bëje ose vdis” e Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova/rtk/KultPlus.com