“Nuk ka opozitë bllokuese”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon analisti: Situata dramatike

“Nuk ka opozitë bllokuese”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon analisti: Situata dramatike

Analisti Arion Sulo i ftuar në një intervistë televizive ka folur për opozitën dhe sezonin e ri parlamentar. Sulo tha se situata demokratike është dramatike. Sulo u shpreh se fakti që opozita do të shkojë në Parlament dhe do të përpiqet ta prishë nuk ka shumë rëndësi. Analisti tha se çfarëdo që të bëjë opzita nuk do të ketë ndonjë rezultat të madh pasi nuk bëhet dot bllokuese për Ramën. “Situata demokratike dramatike. Marrin mandatet po tentojnë të prishin Parlamentin ka pak rëndësi, nuk ka për të sjellë një rezultat të madh. Kemi vetëm një fasadë. Nuk ka një opozitë bllokuese, Ramën s’po e bllokojnë të huajt”, tha Sulo.