Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer

Altin Basha: Kinemaja e Anagnostit ishte pasqyrë e karakterit të tij skrupuloz e të shkëlqyer

Regjisori i njohur Altin Basha ka ndarë emocionet dhe reflektimet e tij pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Basha tha se humbja e Anagnostit është e pazëvendësueshme për kulturën dhe artin shqiptar. “Kontributi i tij në historinë e kinemasë shqiptare është i paçmuar, i jashtëzakonshëm dhe humbja fizike e një personaliteti si Anagnosti është një humbje edhe për komunitetin e kulturës shqiptare. Për fat të mirë, brenda keqardhjes për humbjen fizike të tij, ne dhe brezat e ardhshëm kanë mundësinë që kinemanë e tij ta ndjekim dhe ta shijojmë dhe, nëpërmjet saj, të kuptojmë si është zhvilluar arti në kulturën shqiptare, por nga ana tjetër, me anë...