Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA pa ambasadorë në mbi 100 vende, Shqipëria në listën e mungesave
Trump vonon emërimin, politika shqiptare ‘livadhis’ pa ambasador amerikan… Prej më shumë se 2 vitesh, ambasada amerikane në Tiranë nuk ka një ambasador në krye të saj. Në qershor të vitit 2023, Yuri Kim u largua nga Shqipëria dhe prej asaj kohe ka pasur vetëm të dërguar të posaçëm. Gjatë kohës që Biden ishte president, ai nominoi në këtë post David J. Kostelancik. Por kandidatura e tij u zvarrit derisa u “dogj”. Ai doli para Senatit, por emri nuk arriti të hidhej për votim. Që në verën e vitit 2023, politika shqiptare ka “hedhur valle”, pasi të gjithë e dimë rëndësinë e ambasadës së SHBA. Të gjithë vinin në rresht para ambasadores Yuri Kim apo paraardhësve të saj. Momentalisht, nuk ka asnjë sinjal nga Uashingtoni...