“Fjala e Ramaduros tronditi Slloveninë”, Berisha: Gajasi audiencën me mashtrime dhe qëndrimet si lider global

“Fjala e Ramaduros tronditi Slloveninë”, Berisha: Gajasi audiencën me mashtrime dhe qëndrimet si lider global

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama në forumin e Bledit në Slloveni. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se fjala e Ramës tronditi forumin dhe gajasi audiencën me mashtrimet dhe qëndrimet e tij si lider global. Postimi Tre momente nga fjala e Ramaduros që tronditën Bledin! Miq, në fjalën e tij në Bled, Ramaduro pati disa momente që gajasi audiencën dhe ju nuk duhet t’i humbisni. Momenti i parë ishte ai në të cilin, sikur të ishte ekspert koprolog, u mor me ato të Putinit, të cilat, në dallim nga fjalori i tij në parlament, nuk i quajti as jashtëqitje dhe as jashtënxjerrje, por u shpreh: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka...