François Mauriac, nobelist i letërsisë dhe zëri i shpirtit francez

François Mauriac, nobelist i letërsisë dhe zëri i shpirtit francez

Më 1 shtator përkujtohet përvjetori i vdekjes së François Mauriac, një prej figurave më të mëdha të letërsisë franceze të shekullit XX, shkrimtar, kritik dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1952. Me një stil të thellë analitik dhe me një aftësi të rrallë për të zbuluar konfliktet morale e shpirtërore të njeriut, Mauriac mbetet një nga autorët më të lexuar dhe më të studiuar të Francës moderne, transmeton KultPlus. François Mauriac lindi më 11 tetor 1885 në Bordeaux të Francës, në një familje borgjeze me tradita të forta katolike – një element që do të përshkonte gjithë krijimtarinë e tij. Ai studioi letërsi në Universitetin e Bordeaux dhe më pas në Sorbonne, ku nisi të shkruante poezi e tregime, përpara se të...