“Koha e lojërave, ka përfunduar”/ Ngërçi politik, reagon nënkryetarja Haxhiu: Kuvendi nuk do mbetet peng i Listës Serbe

“Koha e lojërave, ka përfunduar”/ Ngërçi politik, reagon nënkryetarja Haxhiu: Kuvendi nuk do mbetet peng i Listës Serbe

Kuvendi i Kosovës ka legjitimitet për të vazhduar punën edhe pse një nga nënkryetarët e Kuvendit nuk është zgjedhur akoma. Kështu është shprehur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Në reagimin e saj, Haxhiu ka bërë me dije se Kuvendi i Kosovës nuk do të mbahet peng nga Lista Serbe: “Kuvendi ka legjitimitetin dhe kapacitetin për të ushtruar mandatin e vet, sidomos atë që e tha edhe kryetari Basha, që nënkryetarët e Kuvendit janë zgjedhur dhe e kemi shumicën, përveç kryetarit të Kuvendit janë edhe katër nënkryetarë të cilat janë zgjedhur. Ne sot vetëm njërin ta kishim pasur prej tyre do të mund të mbanim mbledhjen e Kryesisë sepse nevojiten katër anëtarë që mbledhja të fillojë dhe të vazhdojë....