Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Martohet Princesha e Lihtenshtajnit, Marie Caroline
Një nga ngjarjet më të komentuara në botën aristokratike europiane këtë fundjavë ishte martesa e princeshës Marie Caroline të Lihtenshtajnit me menaxherin e investimeve Leopold Maduro Vollmer. Ceremonia u zhvillua të shtunën në Katedralen e Shën Florianit në Vaduz, duke tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane dhe europiane. Princesha 27-vjeçare, mbesa e Princit Hans-Adam II, u përshkrua nga tabloidi zviceran Blick si “princesha më e pasur e Evropës”, falë pasurisë së konsiderueshme të familjes mbretërore të Lihtenshtajnit. Në një atmosferë solemne e madhështore, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me 34-vjeçarin Vollmer, një profesionist i financave me origjinë nga Venezuela. Pas ceremonisë fetare, festimi vazhdoi në një pritje luksoze në rezidencën e familjes princërore, duke mbledhur të ftuar të shumtë nga bota e aristokracisë dhe e biznesit....