Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nëse nuk e dinit, ja 6 ushqimet që forcojnë shëndetin e zemrës
Ushqimet e shëndetshme për zemrën garantojnë një formë të mirë të organizmit gjatë gjithë fazave të jetës. Ekspertët nënvizojnë se ushqyerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë 80 për qind e rasteve të sëmundjeve të zemrës. Një regjim ushqimor që konsiderohet miqësor me zemrën përmban drithëra, yndyra të shëndetshme, burime jo të yndyrshme të proteinave dhe një larmi frutash dhe perimesh. Një regjim i tillë përmban më pak karbohidrate të rafinuara, sheqer apo yndyra të ngopura. Disa ushqime në veçanti janë tepër të mira për zemrën sepse ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit. Boronicat Të gjitha frutat e pyllit përmbajnë shumë antioksidantë që e mbrojnë zemrën. Një gjysmë filxhani...