Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë, atmosfera në grup është shumë e mirë
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur për fshf.org nga vendi i grumbullimit. Jasir Asani e vlerësoi atmosferën pozitive dhe theksoi se janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë për të marrë tre pikë. “Atmosfera dihet që është shumë e mirë, sot është dita e parë e stërvitjes. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë jemi në maksimumin tonë. Do përgatitemi për Letoninë. Kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë dhe me datë 9 patjetër...