Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa

Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa

Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropolitan dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla. Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i Qendrës së Tiranës, një garë arkitekturore që kishte për synim ridizejnimin e një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit: hapësira në qendër pas Muzeut Historik Kombëtar krah “Bulevardit Zogu I-rë”, e njohur si zona e ish-Cirkut (shembur në 2021 pasi trualli iu kthye pronarëve). Zona ndodhet mes universitetit jopublik “Albanian University” (ish-UFO) dhe gjimnazit “Sinan Tafaj”. Ajo është një hapësirë e ngjeshur me banesa të vjetra, pallate dhe godina...