E rëndë/ Dhunoi një fëmijë në një qendër rezidenciale, nis hetimi ndaj edukatores

E rëndë/ Dhunoi një fëmijë në një qendër rezidenciale, nis hetimi ndaj edukatores

Policia ka nisur hetimin ndaj një kujdestare të një qendre rezidenciale për fëmijë, në Tiranë pasi ka keqtrajtuar një të mitur në këtë qendër. Hetimi ka nisur për 35- vjeçaren me inicialet A.L, ndërsa video ku ajo keqtrajtonte të miturin u bë publike në rrjetet sociale. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar në Prokurori materialet që çuan në nisjen e procedimit penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidenciale për fëmijë. Ajo dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pas publikimit në një portal të disa pamjeve filmike’, njoftoi sot policia. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.