Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VV kritikon QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban Krasniqi nga ky subjekt kritikoi ambasadat e shteteve të QUINT-it, duke thënë se ato i kanë dalë në mbrojtje “organizatave kriminale”. Krasniqi nga LVV tha gjatë mbledhjes së KQZ-së më 1 shtator se pavarësisht vendimit të formës së prerë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por edhe të Gjykatës Supreme, ai mendon se me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit do të dëmtohet demokracia. “Në komunat ku Lista Serbe pretendon të garojë, aty nuk do të ketë demokraci. E dinë prej ambasadorit e përfaqësuesit të BE-së, e gjithë këta të tjerët që janë të QUINT-it, e dinë...