Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kuvendi mund të shtyhet 10-14 ditë”, Spahiu: Ankimimi zgjedhor jep mundësi PD-së të vonojë raportimin e LaCivita-s
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator, në Kolegjin Zgjedhor, i jep Partisë Demokratike mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita. ”Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve, si LaCivitsa. Mos harrojmë Ilir Meta sot është nën akuzën për mosdeklarimin e saktë të shpenzimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,-tha Spahiu.