Berisha: Kartelet e drogës po përleshen se kush do e marrë Ministrinë e Brendshme, ja kë duan…

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen se kush do e marrë Ministrinë e Brendshme, ja kë duan…

Ndërsa kryeministri Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar, Sali Berisha flet me emra teksa shprehet se lufta më e madhe po bëhet për Ministrinë e Brendshme. Në një konferencë për mediat, lideri i Partisë Demokratike deklaroi se kartelet e drogës po përplasen me njëri-tjetrin, për të zgjedhur njeriun e tyre në krye të kësaj Ministrie. Berisha tha se grupi i Troplinëve dhe Ergys Agasin kërkojnë që në postin e ministrit të Brendshëm të emërohet drejtuesja aktuale e SHISH, Vlora Hyseni, duke hequr dorë nga Arkend Balla, ndërsa grupi tjetër është për Ani Dyrmishin. Pjesë nga deklarata: Komenti im është ky. Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale, nga damoskja tani me vetëkuptim, si...