Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndryshime te ‘Rrugorja’ e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit. “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.