Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lufta ndaj evazionit, në tetor Tatimet ‘zbarkojnë’ në sektorin e ndërtimit…
Radhën e ka ndërtimi. Me mbylljen e sezonit turistik, administrata tatimore po bëhet gati për të zbarkuar tek sipërmarrjet në sektorin e ndërtimit për të goditur fenomenin e evazionit fiskal. Në muajin tetor do të nisë aksioni në ndërtim sipas një Plani Sektorial, që në fokus do të ketë një ‘skanim’ të këtyre bizneseve nëse i kanë punonjësit e deklaruar, paguajnë sigurime apo nëse deklarojnë të ardhurat reale të tyre. Grupet e punës do të përqendrohen tek ulja e punës në të zezë, goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave, reduktimi i mosdeklarimit të saktë të kohës së punës si dhe i mosdeklarimit të saktë të kategorisë dhe profesionit të punonjësit. Aktualisht në vend janë 7.479 sipërmarrje ndërtuese me gati 63 mijë të punësuar dhe...