Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Besimi në ekonomi bie në gusht por…/ BSH: Tregtia në rritje, industria dhe shërbimet me rënie të pritshme
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ka shënuar një rënie me 0.8 pikë në muajin gusht, por pavarësisht kësaj, qëndron 8 pikë mbi mesataren historike. Rënia erdhi kryesisht nga ulja e besimit në industri, ndërtim dhe shërbime, ndërsa tregtia ka shënuar një rritje të fortë. “Kjo tregon një ngadalësim të lehtë të ritmit të optimizmit në ekonomi, i ndikuar nga pritjet e zymta të bizneseve, sidomos në industri dhe shërbime, por gjithsesi mbetemi mbi mesataren historike”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie. Edhe besimi i konsumatorit ka pësuar një rënie të lehtë, duke reflektuar pasiguri për situatën ekonomike dhe financiare të familjeve. Në të kundërt, sektori i tregtisë vijon të mbetet në rritje, falë pritshmërive më pozitive për punësim dhe shitje. “Shifrat tregojnë se tregtia po ruan një...