Sylvinho ndryshon listë, largimi i Bajramit te Zvicra dhe dy dinamika të tjera shkak mungesash. Ftesa e parë për 3 kuqezi

Sylvinho ndryshon listë, largimi i Bajramit te Zvicra dhe dy dinamika të tjera shkak mungesash. Ftesa e parë për 3 kuqezi

Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën. Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë mbrojtësin Maldini Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A. Në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk...