Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?
Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndodh vetëm kur plotësohen të gjitha organet – kryetari, nënkryetarët dhe komisionet. Deri atëherë, ky Kuvend nuk mund të konsiderohet i konstituuar”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.Kryekuvendari Dimal Basha e shpalli të mbyllur seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk ishte zgjedhur. Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën – tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe – ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme. Basha tha se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e tij janë shteruar dhe se seanca mund të...