Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri Hasani në Forumin Strategjik të Bled 2025: Shqipëria e angazhuar për bashkëpunim rajonal e global
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled 2025 të organizuar në Slloveni. “Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale – me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit.” – informon ai nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se “Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi prioritetet e përbashkëta.” Ditën e nesërme, z. Hasani do të marrë pjesë në Panelin me temë “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”, i cili...