Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PDK-LDK nuk marrin pjesë në takimin e kryesisë së Kuvendit/ Kryetari Basha vazhdon punën
Gjithçka që ka të bëjë me politikën në Kosovë po dështon. Takimi konsultues për ngërçin në kuvend, të thirrur nga kryeparlamentari Dimal Basha, u zhvillua pa praninë e nënkryetarëve nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, ndërsa në tryezë ishte Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje dhe Emilia Rexhepi nga pakicat joserbe, shkruan A2 CNN. Aty do të duhej të diskutohej lidhur me vazhdimin e punimeve në kuvend, kur seanca konstituive ende nuk konsiderohet e përfunduar pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e partive të komunitetit serb në Kosovë. Kryetari Basha theksoi pas takimit se në bazë të rregullores, ajo seancë është e përfunduar, duke lënë të kuptohet se tashmë presidentja e vendit duhet të nisë me dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë së re.