Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në aksin Levan-Vlorë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ka qenë një makinë tjetër tip ‘DACIA’ me drejtuese një shofere të huaj.