“Zgjerimi i BE, investimi më i mirë”/ Costa: Plani i rritjes për Ballkanin ndryshon lojën! Mos ta humbasim momentin

“Zgjerimi i BE, investimi më i mirë”/ Costa: Plani i rritjes për Ballkanin ndryshon lojën! Mos ta humbasim momentin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar. Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike. “Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani...