Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të zëvendësuar gjatë vitit 2025 tre anëtarë të saj, skema e përtëritjes duket se ka dështuar në praktikë. Tre gjyqtarët e përfshirë janë Elsa Toska, Holta Zacaj dhe Sonila Bejtja, për mandatin e së cilës ende nuk ka një vendim. Për vendin e Elsa Toskës, e dorëhequr një vit më parë, procesi ka ngecur pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi rrëzoi kandidaturat si të papërshtatshme dhe i kërkoi Kuvendit të hapë garën nga e para. Parlamenti nuk e ka bërë këtë, duke pritur një interpretim nga vetë Gjykata Kushtetuese, mes akuzave për përcaktim të gabuar të afateve të mandatit. Edhe zëvendësimi i Holta Zacajt ka hasur ngërç, ndonëse gjykata urdhëroi nisjen e procedurës. Gjykata e Lartë e hapi garën...