Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin, në kërkim një tjetër
Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë janë goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej ku janë asgjësuar 221 bimë narkotike. Blutë kanë sekuestruar 30 fara të kësaj bime. Më tej kanë përfunduar në pranga edhe 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Njoftim i Policisë: Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Për këto raste: – u arrestua shtetasi I. S., 45 vjeç, i cili u kap në...