Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Teliti: Qeveria ka humbur kontrollin mbi territorin – Aksionet janë të përkohshme, pa strategji
Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kritikuar mënyrën se si qeveria po përpiqet të rifitojë kontrollin mbi territorin. I ftuar në një intervistë në Syri TV, Teliti tha se aksionet e ndërmarra janë të momentit, pa strategji afatgjatë dhe japin efekte të përkohshme. Ai paralajmëron se një situatë e ngjashme pritet të përsëritet në sektorin e ndërtimit në muajt në vijim, duke theksuar se humbja e kontrollit është bërë qëllimisht dhe me keqdashje. Dorian Teliti: Është një lëvizje që ndodh në qasje të njëjtë me lëvizjet e tjera. Thjesht aksione. Aksione të cilat ndërmerren nga qeverisja aktuale, pa një strategji të qartë dhe konkrete. Që ka humbur kontrolli i territorit nga ana e qeverisje, ka humbur kontrolli mbi territorin. Kjo gjë...