Arrestohet sërish “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

Arrestohet sërish “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, është arrestuar nga Policia e Tiranës, duke konfirmuar kështu dhjetra denoncime në median online për të, se në lokalet në pronësi të tij ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i basteve sportive. Sipas bluve të kryeqytetit, nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të Njuland (Lendi) Palajt në zonën e Xhamllikut, më konkretisht në rrugën “Sadik Petrela”, ka rezultuar se 28-vjeçari, së bashku me administratorin e lokalit dhe tre persona të tjerë vendosnin baste sportive me celularë. Të pestë ata u arrestuan, ku përveç Njuland (Lendi) Palajt, në pranga u vunë dhe Arsen Zebi, 35 vjeç, Florian Çela, 41 vjeç, Ergest Lloci, 36 vjeç dhe Erigest Alisha, 24 vjeç. Policia e Tiranës...