“Nuk vij mo”/ Kryemadhi batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK: Më thanë mos hajde më se kush të duron ty

“Nuk vij mo”/ Kryemadhi batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK: Më thanë mos hajde më se kush të duron ty

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje. Gjatë një bisede me gazetarët, Kryemadhi tha se nuk do të shkojë më në Prokurori. Me batuta ajo tha se i kanë thënë që të mos paraqitet më se ‘kush të duron ty’. “Unë nuk vij mo…Më thanë mos hajde mo se kush të duron ty…”, tha Kryemadhi. Më tej, Kryemadhi hodhi akuza se dëshmitarët janë intimiduar. Ajo deklaroi se po përballet me akuza absurde, të cilat lidhen me një kredi të marrë në vitin 2010. “Do të kërkoj edhe shumë dëshmitarë të tjerë, përveç atyre që ka thirrur SPAK, sepse të gjithë mbi 100 e ca njerëz që janë thirrur, asnjëri nuk ka deponim kundër meje apo zotit Meta e të...