“Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

“Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

Gjatë verës, për shkak të lëvizjeve turistike dhe temperaturave të larta, është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me infeksione virale, si të aparatit tretës ashtu edhe të rrugëve të frymëmarrjes. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë theksoi se ekipet mjekësore janë të angazhuara deri më 30 shtator për përballimin e rasteve të shumta. “Jemi të angazhuar me ekipet e urgjencës deri më 30 shtator. Sigurisht që janë sëmundjet e stinës ato që janë më të frekuentueshme. Mos të harrojmë këtë vit edhe zjarret që na kanë impenjuar shumë me ekipet tona. Virozat janë prezente gjatë gjithë kohës dhe viruset janë të njëjtat, nuk është se ndryshojnë. Si simptoma, nëse fillojmë nga më e lehta deri te më e rënda,...