Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“S’do kërkoj gjykim të shkurtuar”, Kryemadhi batuta me gazetarët pas daljes nga SPAK: Nuk vij mo! Më thanë…
Monika Kryemadhi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së “detyrimit për t’u paraqitur”. Në një prononcim për gazetarët, ajo bëri batutë ku tha se i kanë thënë që të mos paraqitet më se ‘kush të duron ty’. “Unë nuk vij mo…Më thanë mos hajde mo se kush të duron ty…”, tha Kryemadhi. Kryemadhi deklaroi se ndaj saj dhe të afërmve të saj po zhvillohen hetime të padrejta, duke theksuar se nuk ekzistojnë prova apo dëshmi që e implikojnë atë ose ish-presidentin Ilir Meta. Ajo theksoi se shumë prej dëshmitarëve janë intimiduar gjatë procesit hetimor. “Deri tani janë thirrur mbi 100 persona si dëshmitarë dhe asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë që më implikon mua, zotin Meta apo...