Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forumi strategjik i BLED-it në Slloveni, Rama flet për rrugën drejt BE: Jemi ndjekës besnikë të Europës!
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin strategjik të BLED-it në Slloveni. Ai foli për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se ‘kur vjen puna që ta ndjekim Evropën ne jemi ndjekës besnikë. Ne nuk jemi lëkundur dhe as vënë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi të verbër’. “Kur vjen fjala tek ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim, është pak ndryshe. P.sh., nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin atëherë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Kështu na duhet të jemi shumë të hapur dhe përtej asaj që themi dhe shprehemi besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Kemi ide të qartë të madhësisë sonë, peshës sonë dhe të sfidave tona si...