Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Problemi kryesor që ka Evropa është se çfarë drejtimi do të marrë”, Rama: Ose do të thellohet në rrugëtimin e saj, ose do të shpërbëhet në copa
Kryeministri Edi Rama i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian në edicionin e 20- të të Forumit Strategjik të Bledit tha se Evropa ka një problem kryesor. Sipas Ramës, problemi kryesor në këtë situatë është se çfarë drejtimi do të marrë. “Ose do të thellohet në rrugëtimin e saj apo shpërbëhet në copa të ndryshme me secilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet”, theksoi Rama. “Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në shtetet e bashkuara të Europës apo do të shpërbehet në copa të ndryshme me gjithsecilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet sepse nuk ka...