Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Viti i ri shkollor në Kosovë nis me kosto shtesë, 80 eurot e Qeverisë nuk mbulojnë shpenzimet
Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollor 2025-2026. Ndërkohë, ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve. Por, çmim prej 80 nuk ka mjaftuar për blerjen e të gjithë librave. Në Kosovë ka nisur viti i ri shkollor. Mirëpo, shumë nxënës e kanë pritur ditën e parë të shkollës pa arritur t’i sigurojnë të gjitha librat dhe materialet mësimore.Arsyeja është se procesi i subvencionimit përmes platformës e-Kosova ende nuk ka përfunduar dhe prindërit janë të detyruar të mbulojnë nga xhepi një pjesë të shpenzimeve.Qeveria e Kosovës ka ndarë 80 euro për çdo nxënës të arsimit parauniversitar, por prindërit thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme, pasi çmimet e librave kanë kaluar këtë vlerë.“Vetëm për librat e klasës...