Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama nga Sllovenia: Marta Kos na do në BE, jemi ndjekës besnikë!
Në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist sa i takon negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është plotësisht e harmonizuar me atë të BE-së. “Na duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe asaj që shprehemi, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Kemi një ide të qartë të madhësisë tonë, peshës tonë dhe si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë. Meqë ra fjala, politika jonë e jashtme është 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së....