Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Afat i ri për pagesat e taksave dhe tarifave vendore, nga 20 Prilli do shtyhet deri më 31 Maj 2026
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 31 Maj 2026 të paguajnë taksat dhe tarifat vendore. Deri tani afati ka qenë 20 Prill.Sipas drejtorisë të taksave vendore, ky ndryshim është vendosur me Vendimin nr.59 datë 24.07.2025, të Këshillit Bashkiak Tiranë.Mbështetur në ndryshimet e miratuara nga Këshilli Bashkiak, pas datës 31 Maj, po ashtu çdo detyrim i ri paguhet brenda 15 ditësh nga lindja e tij. Ndërsa për bizneset e reja, pagesa nis nga muaji i regjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit.“Për kategorinë II. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda datës 31 Maj. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 31 Maj është 15 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi...