Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha: Fatura për amerikanin Chris LaCivita do të bëhet publike kur ta kërkojë KQZ
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK, ku është pyetur në lidhje me shpenzimet e fushatës elektorale dhe pagesën për drejtuesin amerikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Berisha theksoi se nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga fondet personale, pasi sipas tij, të gjitha shpenzimet e fushatës janë mbuluar nga Partia Demokratike. “Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD. Ka një ligj që përcakton afatin kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë,” – deklaroi Berisha. Në lidhje me faturën për strategun amerikan Chris LaCivita,...