U përfshi në sherrin e dhunshëm në Korçë, djali i policit me të shkuar kriminale

U përfshi në sherrin e dhunshëm në Korçë, djali i policit me të shkuar kriminale

Emri i Petrika Ropit rikthehet në qendër të vëmendjes pas përfshirjes së tij në një sherr masiv mbrëmjen e djeshme në një lokal në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Por për qytetarët e Korçës dhe jo vetëm, ky nuk është rasti i parë ku Petrika Ropi përfshihet në ngjarje të dhunshme. Në vitin 2022, ai u denoncua publikisht për plagosjen e rëndë të një të riu, Bledar Asllani, të cilin e goditi plot 13 herë me thikë, në zonën e Pazarit të Vjetër në Korçë. Asokohe Asllani akuzoi institucionet për neglizhencë dhe mosveprim. Sipas tij, ndonëse i masakruar me thikë, autoritetet nuk morën asnjë masë ndaj autorit, duke lënë të lirë Pertika Ropin,...